Moti ndryshon sërish, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët

Moti ndryshon sërish, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët

Pas këtyre dy ditëve pa reshje presim serish një përk3qësim të kushteve meteorologjike. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të djelën).

Dita e diel do të rikthejë përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit. E gjithë kjo situatë mund të sjellë rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë (Drini, Buna).