Qeveria turke në siklet! / Studentët dalin kundër Erdoganit: “Politika larg universiteteve”

Qeveria turke në siklet! / Studentët dalin kundër Erdoganit: “Politika larg universiteteve”

Çdo mëngjes dhe mesditë, prej më shumë se një muaji, dhjetëra studentë e profesorë të universitetit të Bosforit, në Stamboll, mblidhen në barin e kampusit me uniformat akademike dhe i kthejnë shpinën zyrës së rektorit dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Melih Bulu, një inxhinier me doktoraturë në financë dhe disa vjet mësimdhënie në CV, i cili në 2015-ën kandidoi me partinë e qeverisë AKP, është emëruar në krye të ateneut nga kreu i shtetit Erdogan me dekret presidencial.

Tradicionalisht rektorët janë zgjedhur gjithnjë nga anëtarë të ateneut, profesorë dhe studentë dhe jo nga një figurë politike. Studentët këmbëngulin në pr0testën e tyre pavarësisht hdunës së policisë, pasi në pikëpyetje është demokracia. Madje ka dhe prej tyre që pranojnë se nuk mbështeten nga prindërit e tyre k0nservatorë.