Joe Biden: “Po e heq politikën e keqe – Amerika është më e sigurt, më e fortë!”

Joe Biden: “Po e heq politikën e keqe – Amerika është më e sigurt, më e fortë!”

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar dekrete ekzekutive që përmbys1n politikën e imigracionit të paraardhësit të tij Donald Trump.

“Unë nuk jam duke krijuar një ligj të ri, po heq politikën e keqe. Amerika është më e sigurt, më e fortë, më e përparuar kur kemi një sistem imigracioni të ndershëm, të rregullt dhe njerëzor,” u tha Biden gazetarëve.

“Ne duam të krijojmë një proces emigrant që është njerëzor, moral, që merr parasysh kërkesat e refugjatëve, kërkesat e njerëzve që hyjnë në këtë vend në një mënyrë që ata të trajtohen si qenie njerëzore,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.