Me pasuri ishte ‘milioner’, endacaku vdes nga i ftohti në Milano

Me pasuri ishte ‘milioner’, endacaku vdes nga i ftohti në Milano

Një endacak është gjetur i vd3kur, i ngrirë nga i ftohti, në Milano nën një grumbull telash dhe kartonash që ndoshta i konsideronte shtëpi. Strehën e tij për natën, Umberto Quintino Diaco, 75 vjeç, e kishte krijuar pranë stacionit të Porta Garibaldit në Milano.

Por, fare lehtë ai mund të kishte evituar rrugën: në llogarinë e tij bankare kishte më shumë se 100 mijë euro, 19 mijë euro në aksione dhe një pension në Mynih të Gjermanisë prej 750 eurosh në muaj. Historinë e endacakut të pasur, e rrëfen Corriere della Sera. Ai kishte edhe një shtëpi në Kalabri dhe dy furgona në emrin e tij me siguracion të paguar. Me vete kishte edhe 1235 euro kesh.

Por, kishte vendosur të kthehej në një fantazëm për familjen, përgjithnjë. “E kemi kërkuar por nuk ka dashur kurrë që ta gjenim”, thanë familjarët që u kontaktuan nga policia pas identifikimit të 75 vjeçarit.