Erdogan: “Ore Macron zgjidh problemet në Francë, leje të qetë Turqinë”

Erdogan: “Ore Macron zgjidh problemet në Francë, leje të qetë Turqinë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan fuqishëm kritikoi SHBA-në dhe Francën për deklaratën e tyre që dën0nin pr0testën në Universitetin Bogazici të Stambollit.

“Çfarë thotë Amerika ose Bashkimi Evropian? Dën0jmë atë që ndodhi në Universitetin Bogazici.’ Epo, unë po ia them këtë SHBA-së: Në emër të demokracisë, a nuk ndjeni turp për ngjarjet që ndodhën në Amerikë pak para zgjedhjeve?”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë sipas Anadolu Agenccy.

Erdoğan po ashtu kritikoi presidentin francez: “Macron thërret nga ana tjetër. Ore Macron, ti kujdesu fillimisht për këta jelekëverdhët. Tani të gjithë jelekëverdhët, qytetarët e tu i ke rrugëve. Ju nuk po e zgjidhni dot këtë, ti zgjidh këtë çështje së pari. Në vendin tim tani nuk ekziston një problem i tillë. Tani këta synojnë të pr1shin edhe qetësinë tonë”, shtoi ai.