Alarmohen mediat në Serbi, pasi që Joe Biden i dërgoi ‘ultimatum’ Vuçiçit

Alarmohen mediat në Serbi, pasi që Joe Biden i dërgoi ‘ultimatum’ Vuçiçit

Mediet serbe shkruajnë këtë të diel të alarmuara se Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar homologut të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiç, të njohë Kosovën.

Në një letër urimi drejtuar Presidentit Vuçiç, mediet fqinje shkruajnë se Kreu i SHBA-ve ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Siç njoftojnë mediat serbe, në letrën e tij presidenti amerikan, duke uruar presidentin Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë.