Presidenti turk Erdogan, themelon dy fakultete të reja në unversitetin e njohur – URIME!

Presidenti turk Erdogan, themelon dy fakultete të reja në unversitetin e njohur – URIME!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, e ka urdhëruar themelimin e dy fakulteteve të reja në universitetin më prestigjioz të vendit, i cili është përfshirë nga pr0testat e studentëve dhe profesorëve.

I publikuar të shtunën në gazetën zyrtare, vendimi i Erdoganit sjell themelimin e fakultetit juridik dhe fakultetit të komunikimit në Universitetin Bogazici, shkruan Independent.

Kritikët thonë se themelimi i dy fakulteteve të reja do t’ia mundësojë rektorit të zgjedhur nga presidenti që t’i mbushë ato me individë besnikë të qeverisë. Grupet e studentëve që po pr0testojnë kundër rektorit të ri e kundërshtuan vendimin e presidentit, duke thënë se ai është përpjekje për 0kupim dhe ndaj lirive akademike.