Jepet alarmi në Greqi, tanket turke ‘kalojnë’ kufirin – VIDEO

Jepet alarmi në Greqi, tanket turke ‘kalojnë’ kufirin – VIDEO

Forcat tokësore turke kanë kryer një stërvitje të gjerë ditët e fundit në kufi me Greqinë duke futur në lëvizje një numër të madh tankesh. Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”, gjë që ka shq3tësuar mjaft Greqinë, për faktin se thuajse i gjithë kufiri tokësor mes dy vendeve përbëhet nga një lum, raporton abcnews.al.

Bëhet fjalë për lumin Evros, kalimin e të cilit turqit e simuluan gjatë stërvitjes. Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.