Jepet sinjali në Greqi – ushtarët kufitarë nuk janë paguar për më shumë se 6 muaj!

Jepet sinjali në Greqi – ushtarët kufitarë nuk janë paguar për më shumë se 6 muaj!

Ushtarët grekë që shërbejnë përgjatë kufijve verilindor të vendit për të ndaluar migrimin e parregullt pretendohet se nuk janë paguar për më shumë se gjashtë muaj.

Siç raportojnë mediat lokale, një sindikatë që përfaqëson ushtarët u dërgoi një letër ligjvënësve për mospagesën e tre divizioneve të ushtrisë që shërbejnë përgjatë lumit Meriç (i njohur si Evros në Greqi), i cili formon kufirin turko-grek.

Unioni Ushtarak i Rajoneve Administrative të Maqedonisë Lindore dhe Trakisë pretendon se divizionet kufitare nuk janë paguar për më shumë se gjashtë muaj. Në letrën e dërguar ligjvënësve po ashtu theksohset se pas një incidenti të ngjashëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, çështja u zgjidh pasi deputeti Christos Dermetzopoulos i rajonit Evros ngriti çështjen në parlament.