Amerika i bën presion Turqisë: “Hiqni dorë nga ràketàt ruse”

Amerika i bën presion Turqisë: “Hiqni dorë nga ràketàt ruse”

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar përsëri Turqisë të braktisë sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore që bleu nga Rusia. “S-400 ruse nuk janë në përputhje me pajisjet e NATO-s, ato kërcën0jnë sigurinë e teknologjisë së NATO-s” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha në një intervistë të botuar dje se qeveria e tij ishte e përgatitur të mos përdorte sistemin S-400 në mënyrë që të qetësonte tensi0net mbi çështjen që po helm0n marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Ankarasë. “Ne jemi të hapur për negociata” i tha Akar gazetës Hurriyet.