Pas fitores së Albin Kurtit, vjen menjëherë mesazhi i Edi Ramës

Pas fitores së Albin Kurtit, vjen menjëherë mesazhi i Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur triumfimin e LVV në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, shkruan kryeministri Rama.