Deputeti gjerman: “Kosovarëve tani t’u hiqen vizat”

Deputeti gjerman: “Kosovarëve tani t’u hiqen vizat”

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar që në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kosovarëve të iu liberalizohen sa më shpejtë vizat.

Në një shkrim në Facebook, Beyer ka cituar diplomatin gjerman, Wolfgan Ischinger që e ka pasur të njëjtën kërkesë. Beyer ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e tij, por nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë tani.