Erdogan nuk e uron Albin Kurtin për fitore, Turqia hesht për zgjedhjet në Kosovë

Erdogan nuk e uron Albin Kurtin për fitore, Turqia hesht për zgjedhjet në Kosovë

Ambasada turke në Prishtinë ka nxjerrë vetem një postim në lidhje me zgjedhjet, në ditën që u mbajtën ato. Në Facebook-un e ambasadës u theksua se kanë monitoruar zgjedhjet e së dielës, në Prishtinë, Prizren e Mamushë.

“Urojmë që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të dobishme për Kosovën”, shkroi Ambasada e Turqisë, duke i bashkangjitur fotografi të ekipit monitorues.

Por për dallim nga homologët e tij amerikan, britanik, gjerman e francez që vizituan shumë qytete të Kosovës, Ambasadori turk, Cagri Sakar, nuk doli në vizitë nëpër shkollat ku ekipi i Ambasadës turke qëndroi, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

E heshtja e Turqisë vazhdon edhe dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve. As Presidenca e as Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë nuk kanë lëshuar asnjë komunikatë për këtë çështje.