NATO mesazh të fortë Turqisë: “Jemi të shqetësuar, hiqni dorë nga sistemi rus”

NATO mesazh të fortë Turqisë: “Jemi të shqetësuar, hiqni dorë nga sistemi rus”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ngriti edhe një herë shqetësimin e pajisjes së Turqisë me sistemin e mbrojtjes ruse “S-400” duke vendosur në dukje se ka dallime dhe mosmarrëveshje me Ankaranë.

Ai u shpreh se Turqia është një aleat i rëndësishëm në lidhje me lutfën ndaj Shtetit Islamik dhe menaxhimin e refugjatëve, por shtoi se nuk pajtohet me Ankaranë për sistemin rus.

“Unë besoj se NATO është një organizat ku aleatët mund të shprehin mosmarrëveshjet e tyre. Për shembull, unë kam shprehur shqetësimet e mia në lidhje me pasojat e blerjes së S-400 nga Turqia” tha ai.