Alarmohen forcat ajrore në SHBA, ndodh e papritura në bazën presidenciale

Alarmohen forcat ajrore në SHBA, ndodh e papritura në bazën presidenciale

Forcat ajrore amerikane do të kryejnë një rishikim global të sigurisë së tyre pasi një person i panjohur arriti të hynte në bazën që strehon avionin presidencial, Air Force One.

Burri i paarmat0sur jo vetëm hyri në bazën e ndodhur në Maryland, por u ngjit dhe në një avion C-40, pjesë e flotës së përdorur nga krerët e qeverisë.

Ngjarja vjen gati një muaj pas trazirave të 6 janarit, kur një turmë mbështetësish të Donald Trump mësynë ndërtesën e Kongresit, duke detyruar edhe aty ahspërsimin e protokolleve te sigurisë.