Alarmohen kinezët – Amerika pa frikë dërgon anije luftarake në ngushticën e Tajvanit

Alarmohen kinezët – Amerika pa frikë dërgon anije luftarake në ngushticën e Tajvanit

Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dërguan një lutfanije në Ngushticën e Tajvanit për herë të parë që nga ardhja në pushtet e presidentit Joe Biden.

Lutfanija “USS John S McCain” e zhvilloi lundrimin në përputhje me ligjin ndërkombëtar, tha Joe Keiley, zëdhënës i Flotës së Shtatë.

“Transiti i anijes nëpër Ngushticën e Tajvanit e shfaq përkushtimin e ShBA-së për një Paqësor të lirë dhe të hapur”, thuhet në deklaratë.