Albin Kurti e injoron totalisht Ali Ahmetin

Albin Kurti e injoron totalisht Ali Ahmetin

Në tryezën përkujtimore me rastin e 85 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit në Prishtinë, morrën pjesë personalitete dhe miq të tij nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, shkruan InfoShqip.

Pjesëmarrës ishin edhe kryeministri në ardhje Albin Kurti dhe Ali Ahmeti kryetari i BDI-së, por ajo që u vërejt nga postimi i fundit i Ali Ahmetit ishte ajo se ai nuk kishte as një foto me Kurtin dhe nuk e përmend fare emrin e tij në shkrimin e tij.

Ndërsa Albin Kurti nga ana tjetër nuk ka postuar asgjë në lidhje me ndonjë takim të mundshëm me Ahmetin, e si duket Albin Kurti po e injoron këtë të fundit pasi edhe më parë nuk kanë pasur raporte të afërta.