Albin Kurti: “Nuk do të marrim vaksina nga Rusia e Kina”

Albin Kurti: “Nuk do të marrim vaksina nga Rusia e Kina”

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar i prerë se Kosova nuk do të marrë vaksina nga Kina dhe Rusia duke theksuar se orientimi i Kosovës ka qenë gjithmonë nga perëndimi.

Pyetur nëse do të veprojnë njësoj si Maqedonia e Veriut, Kurti është shprehur se do ta diskutojnë këtë çështje me partnerët, me vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet dhe në veçanti me Bashkimin Europian.