Albin Kurti: “Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për 6 muj”

Albin Kurti: “Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për 6 muj”

Albin Kurti, kandidat për kryeministër ka treguar për planet e Vetëvendosjes për shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Kurti në DebatPernime ka thënë se LVV ka planifikuar që ky shërbim të jetë 6 mujor. Por, Kurti nuk ka dhënë detaje se sa do të jetë buxheti i Republikës së Kosovës, nën qeverisjen e tij, për FSK-në.

“Do ta bëjmë ushtrinë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe do të kenë shërbim civil, ka thënë Kurti.