Ambasada amerikane në Serbi mesazh qeverisë serbe: “Ta njihni Kosovën”

Ambasada amerikane në Serbi mesazh qeverisë serbe: “Ta njihni Kosovën”

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në SHBA, James Hagengruber, ka thënë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë kërkesë e ish-presidentit Donald Trump, si dhe vazhdon të jetë kërkesë e presidentit aktual, Joe Biden.

“Ish Presidenti Trump e bëri këtë politikë shumë të qartë. Për shembull, në vitin 2019 ai i shkroi Presidentit Aleksandar Vučić për “mbështetjen e palëkundur” të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal, dhe veçanërisht angazhimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovë”, tha Hagengruber për ‘Tanjug’, përcjell Gazeta Express.