Ambasadori amerikan: “Shkëmbimi i territoreve s’ka qenë dhe s’do të jetë opsion i SHBA-së”

Ambasadori amerikan: “Shkëmbimi i territoreve s’ka qenë dhe s’do të jetë opsion i SHBA-së”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha se ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë opsion i administratës së Donald Trumpit dhe nuk do të jetë opsion as i administratës së Joe Bidenit.

Ai tha se nuk pret që kjo të diskutohet në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh se sa pak mbështetje ka në Kosovë ky opsion.