Ambasadori palestinez në Serbi: “Do të marrim masa ndaj Kosovës”

Ambasadori palestinez në Serbi: “Do të marrim masa ndaj Kosovës”

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan ka thënë se një takim i ministrave të Jashtëm Arabë u mbajt të hënën në Kajro, ku një nga temat ishte edhe njohja reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës si dhe vendimi i Prishtinës për të hapur ambasadë në Jerusalem.

Nabhan ka thënë se ky akt i Kosovës është shkelje, ndërsa shtoi se vendet islamike do të marrin masa ndaj Kosovës. Vendimi për të hapur ambasadë në Jerusalem, ambasadori palestinez në Serbi thotë se është shumë i rrez1kshëm për Kosovën.