Angela Merkel del kundër Kosovës: “Nuk e pranojmë ambasadën në Jerusalem”

Angela Merkel del kundër Kosovës: “Nuk e pranojmë ambasadën në Jerusalem”

Gjermania ka treguar edhe zyrtarisht se nuk i qëndron krah Kosovës në vendosjen e Ambasadës kosovare në Jerusalem. Qëndrimin për këtë e kanë dhënë shkurt e qartë nga zyra e Kancelares Angela Merkel, njofton Klan Kosova.

”Qeveria e Gjermanisë e përgëzon Kosovën për njohjen nga Izraeli. Në të njëjtën kohë ne e sjellim në vëmendje qëndrimin unik që e ka Bashkimi Europian në lidhje me kryeqytetin e Izraelit dhe për këtë arsye të gjitha ambasadat e BE-së janë të vendosura në Tel Aviv”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë nga Berlini.