Arabia Saudite merr vendimin e madh: “Do të investojmë në ushtri mbi 20 miliardë dollarë”

Arabia Saudite merr vendimin e madh: “Do të investojmë në ushtri mbi 20 miliardë dollarë”

Arabia Saudite do të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në industrinë e saj të brendshme ushtarake në dekadën e ardhshme, në kuadër të planeve agr3sive për të rritur shpenzimet ushtarake, ka thënë udhëheqësi i rregullatorit të industrisë ushtarake në mbretërinë saudite, Ahmed bin Abdulaziz Al-Ohali.

Ky shtet i Gjirit synon të zhvillojë dhe prodhojë më shumë a rmë dhe sisteme ushtarake të brendshme, duke thënë se mëton të shpenzojë 50 për qind të buxhetit ushtarak në nivel lokal deri më 2030.