Austria: “Mbetemi partner i përkushtuar ndaj Kosovës”

Austria: “Mbetemi partner i përkushtuar ndaj Kosovës”

Ministria e Jashtme e Austrisë ka uruar Kosovën për procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Përmes një komunikatë zyrtare, Austria ka premtuar mbështetje të plotë duke thënë se është një partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE-së.

“Zgjedhjett demokrattike në Kosovë kanë rezultuar në një mandat të fortë dhe kanë sjellë pritje dhe përgjegjësi të mëdha. Austria mbetet partner i përkushtuar ndaj Kosovës. Dhe po pret që të punojë për nga afër në rrugëtimin e Kosovë drejt BE-së”, thuhet në komunikatë, transmeton ditorja.