Bashkimi Europian i jep mesazh Albin Kurtit: “Ke kujdes me dialogun me Serbinë!”

Bashkimi Europian i jep mesazh Albin Kurtit: “Ke kujdes me dialogun me Serbinë!”

Bashkimi Evropian pret që autoritetet e reja në Kosovë të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, thanë ministri i Jashtëm i BE Josep Borrell dhe Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi.

Në një deklaratë të përbashkët pas zgjedhjeve të parakohshme të së dielës në Kosovë, Borrell dhe Varhelyi thanë se Bashkimi do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Kosovës.

“Rruga evropiane e Kosovës çon në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE pret që autoritetet e reja të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.”