BE i bën thirrje Kosovës: “Të formohet sa më shpejt qeveria dhe të zgjidhet presidenti”

BE i bën thirrje Kosovës: “Të formohet sa më shpejt qeveria dhe të zgjidhet presidenti”

Bashkimi Evropian, pas mbylljes së zgjedhjeve një javë më parë në Kosovë, vijon me thirrjet për formimin e shpejt të institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit. BE ka reaguar sërish përmes një postimi në “Twitter”, pas takimit të shefit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në reagimin e fundit, BE thekson se është e rëndësishme dhe në interes të të gjithave partive politike që të lëvizin drejt progresit në rrugën evropiane, si dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.