Burdushi: “PDK e LDK kanë pasur shumë sehire, për atë arsyje humbën zgjedhjet”

Burdushi: “PDK e LDK kanë pasur shumë sehire, për atë arsyje humbën zgjedhjet”

Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka komentuar rezultatin e partive në zgjedhjet që u mbajtën sot. Ai tha se partia e Albin Kurtit është magjepsur me dashuri dhe ndershmëri për ditën e Shën Valentinit.

“Sot fitoj dashuria. VV i ka magjepsur me dashuri dhe ndershmëri votuesit. VV i ka verbëru me dashuri partitë e tjera”, tha Burdushi.

Ai shtoi se PDK-ja dhe LDK-ja kanë pasur ‘mësysh’ e ‘sehire’. “PDK dhe LDK kanë pasur shumë mësysh e sehire. Sehiret kanë ardh prej ndërkombëtarëve”, tha Burdushi për Reporteri.net.