Edi Rama jep premtimin: “Bizneset e vogla do të rriten në mandatin e tretë”

Edi Rama jep premtimin: “Bizneset e vogla do të rriten në mandatin e tretë”

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka vizituar një sërë biznesesh të vogla në Berat. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama u shpreh se deri në vitin 2029 tatim fitimi për bizeset e vogla do të jetë zero TVSH. Rama shkruan ndër të tjera se në mandatin e tretë bizneset e vogla do të shtohen.

Postimi: “Tatim fitimi ZERO Tvsh ZERO deri në 2029 për të gjitha bizneset e vogla. Në 2013 ishin 60 mijë, sot janë 100 mijë dhe do të rriten më shpejt se asnjëherë më parë në Mandatin e Tretë”.