Edi Rama: “Shqipëria ka numrin më të ulët të papunësisë në rajon!”

Edi Rama: “Shqipëria ka numrin më të ulët të papunësisë në rajon!”

Rama ka folur sot në një konferencë për shtyp, ku po analizon disa raporte mbi Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij Rama ka kaluar në delir, teksa ka thënë se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të papunëve në rajon, por nuk ka theksuar se më shumë se 350 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi.

Ai tha: Shqipëria vendi me papunësinë më të ulët në rajon është fakt. Çështja nuk është vetëm të krijojmë vende pune por të paguajmë më mirë. Një gjë që ka ndikuar në vlerësimet e Shqipërisë është edhe reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja e një shifre rekord kontributesh pas tërmetit dhe vënia në dispozicion e një pakete gjatë pandemisë. Ndihma ekonomike nuk jepet më në rrugë për ata që japin një votë.