Ekspertët: “Shqipëria, i vetmi vend në Europë pa një minimum jetik zyrtar të popullsisë”

Ekspertët: “Shqipëria, i vetmi vend në Europë pa një minimum jetik zyrtar të popullsisë”

Sipas studimeve më të fundit nga ekonomistët e Bankës Botërore, Shqipëria renditet si i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që ende nuk ka vlerësuar zyrtarisht një minimumin jetik të popullsisë. Gati 40% e popullsisë popullsisë jetojnë në kufirin e minimumit jetik.

Po sipas studiusve, qeveria shqiptare nuk e ka studiuar zyrtarisht minimumin jetik, për t’iu shmangur detyrimeve që lindin nga skemat e kompensimit të varfërisë. Edhe disa të dhëna që publikon INSTAT në lidhje me mirëqenien e popullsisë, nuk bazohen në metodat e studimit të minimumit jetik.

Duke folur për VOA, studiuesi Selami Xhepa thotë se e vetmja mënyrë për të matur minimumin jetik është përcaktimi i Bankës Botërore afro 3 dollarë në ditë për frymë, ose thënë ndryshe 100 dollarë në muaj.