Ende nuk është tërhequr libri i Gjeografisë që ofendon shqiptarët në Maqedoni

Ende nuk është tërhequr libri i Gjeografisë që ofendon shqiptarët në Maqedoni

Ka filluar me punë Komisioni shtatë anëtarësh i cili pritet të shqyrtojë përmbajtjen e librit të Gjeografisë për vitin e dytë. Ministrja e Arsimit Carovska tha se prioritet i dikasterit që ajo drejton është shqyrtimi i përmbajtjeve kontestuese nëpër libra, përcjell Alsat.

“Çdo libër për të cilin ka pasur reagime se në vete ka përmbajtje d1skriminuese do të tërhiqet. Në vazhdimësi po tërhiqen libra të cilët gjatë viteve të shkuara, kanë pasur përmbajtje fy3se, për grupe të ndryshme të qytetarëve të vendit tone. Për momentin punojmë në zgjidhje sistemore dhe vendosjen e filtrave që më vonë mos të ndodhë që të ketë përmbajtje të tilla në sistemin arsimor”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.