Erdogan: “Dëshirojmë të forcojmë bashkëpunimin me SHBA-në”

Erdogan: “Dëshirojmë të forcojmë bashkëpunimin me SHBA-në”

Presidenti i Turqisë, Erdoğan, tha se Ankaraja zyrtare dëshiron “të forcojë” bashkëpunimin me Washington-in zyrtar pas inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden.

“Ne duam të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë me administratën e re të SHBA-së mbi një bazë të favorshme për të dyja palët në afat të gjatë”, u shpreh Erdoğan në një video-porosi për ngjarjen e cila shënoi fillimin e një kanali televiziv nga Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC).

“Kohët e fundit, të gjithë kaluam një proces në të cilin miqësia turko-amerikane u testua seriozisht. Ne nuk pamë mbështetjen dhe solidaritetin që prisnim nga aleati ynë i NATO-s, veçanërisht në lutfimin e grupit terr0rist PKK dhe degët e tij”, shtoi Erdoğan.