Erdogan ‘dridhë’ botën: “Do e bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”

Erdogan ‘dridhë’ botën: “Do e bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se përkundër sfidave të shkaktuara nga pandemia, Turqia vazhdon të ndërtojë projekte të rëndësishme të infrastrukturës.

Ai theksoi se falë infrastrukturës së zhvilluar, vendi është rrugës për t’u bërë një nga qendrat më të rëndësishme të prodhimit dhe tregtisë në botë gjatë procesit të riformimit të rendit global, politik dhe ekonomik.

Ai vuri në dukje se autoritetet turke do të arrijnë të gjitha qëllimet e vendosura deri në vitin 2023 dhe se ata do ta bëjnë vendin një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë, duke shtuar se do të rrisin standardin e vendit në nivelin që meriton, duke vënë në dukje se ata janë duke investuar vazhdimisht në transport dhe shumë sfera tjera.