Erdogan ‘dridhë’ Macronin: “Mos u prek me Turqinë.. rregullo çështjen e ‘jelekë-verdhëve’ në Francë”

Erdogan ‘dridhë’ Macronin: “Mos u prek me Turqinë.. rregullo çështjen e ‘jelekë-verdhëve’ në Francë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot fuqishëm kritikoi SHBA-në dhe Francën për deklaratën e tyre që dën0nin pr0testën në Universitetin Bogazici të Stambollit.

“Çfarë thotë Amerika ose Bashkimi Evropian? Dën0jmë atë që ndodhi në Universitetin Bogazici.’ Epo, unë po ia them këtë SHBA-së: Në emër të demokracisë, a nuk ndjeni turp për ngjarjet që ndodhën në Amerikë pak para zgjedhjeve?”, u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë sipas Anadolu Agenccy.

Erdoğan po ashtu kritikoi presidentin francez për komentet e tij mbi pr0testat në Universitetin Bogazici. “Macron, ju merruni së pari me çështjen e atyre ‘jelekë-verdhëve’. Aktualisht, të gjithë këta ‘jelekë-verdhë’, qytetarë janë në rrugë. Ju nuk mund të merreni me këtë, duhet ta zgjidhni këtë së pari”.