Erdogan gëzon turqit: “Së shpejti do të lëshojmë satelitë në hapësirë nga territori ynë”

Erdogan gëzon turqit: “Së shpejti do të lëshojmë satelitë në hapësirë nga territori ynë”

Presidenti Erdogan aspiron ta bëjë Turqinë një qendër ndërkombëtare të lëshimit të satelitëve në hapësirë. Erdogan e zbuloi këtë gjatë takimit të djeshëm të kabinetit.

“Më 8 janar, ne dërguam satelitin tonë Turksat 5A nga Amerika në orbitë. Verën e ardhshme do të lëshojmë 5B. Ne kemi filluar punën për vendosjen e një instalimi mikro-satelitor në vendin tonë.”

“Në një të ardhme jo shumë të largët, do të dërgojmë satelitët tanë dhe ata të miqve tanë, nga objektet tona,” tha ai , duke theksuar rëndësinë e sipërmarrjes ambicioze të Turqisë.