Erdogan ‘godet’ fuqishëm kryeministrin grek: “Ti nuk i njeh mirë turqit.. por do t’i njohësh!”

Erdogan ‘godet’ fuqishëm kryeministrin grek: “Ti nuk i njeh mirë turqit.. por do t’i njohësh!”

Erdogan, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar, iu drejtua Kryeministrit grek duke thënë: “Unë them që mund të bisedoj, Miçotaqis bën deklaratë dhe sfidon. Si mund të takohemi pasi ti të kesh bërë këtë sfidë? Së pari do t’i njihni kufijtë tuaj..

Nëse nuk i njihni, atëherë keni shkelmuar tryezën, keni ikur. Nëse ikni kështu, ne nuk mund të ulemi në tavolinë me jy. Ju u besoni disa maleve, në ato male që ju besoni ka rënë dëborë, asnjë prej tyre nuk do t’ju ndihmojë. Por ne e bëjmë vetë punën tonë, kështu që ju do t’i njihni mirë turqit”, tha ai.