Erdogan i dërgoi mesazh, tani kryeministri grek jep përgjigjen: “Ne nuk kërcënohemi”

Erdogan i dërgoi mesazh, tani kryeministri grek jep përgjigjen: “Ne nuk kërcënohemi”

Pas deklaratave të një dite më parë të presidentit turk Erdogan në të cilët ai fajësonte hapur kryeministrin grek në rast se bisedimet dypalëshe “për përcaktimin e kufijve detarë dështojnë, ka reaguar edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Çmenduria nuk na çon askund. Greqia nuk pranon këcrënime, nuk këcrënohet, nuk shantazh0het nga askush. Unë mendoj se ishte një shpërth1m retorik i momentit, pasi i kam dëgjuar edhe herë të tjera këto deklarata ”nuk do të flasim” dhe pastaj ”do të flasim” dhe pastaj ”mund të flasim”. Dhe në një moment do të flasim, unë nuk kam dyshim për këtë. Por vlerësoj se për momentin kushtet janë ende të papjekura për një takim të tillë”- tha Mitsotakis.

Ndërkohë që theksoi se Greqia duke qenë pjesë e BE, ka shumë aleatë. “Greqia ka shumë besim dhe ka aleatë shumë të mirë. Është një anëtar i Evropës. Ne i përkasim Bashkimit Evropian dhe e kemi Evropën me ne në këtë çështje“.