Erdogan i vendos kushtin e fortë Greqisë: “Nëse doni marrëveshje.. atëherë në Qipro të krijohen dy shtete”

Erdogan i vendos kushtin e fortë Greqisë: “Nëse doni marrëveshje.. atëherë në Qipro të krijohen dy shtete”

Presidenti turk, Erdogan ka deklaruar se mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë vazhduar për dekada me Greqinë mbi Qipron është krijimi i dy shteteve.

Krerët e Greqisë dhe Qipros njoftuan se do të pranonin vetëm një zgjidhje paqeje bazuar në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe hodhën poshtë idenë e Turqisë dhe Qipros turke në dy shtete.

Bisedimet nën udhëheqjen e OKB-së janë planifikuar për muajin e ardhshëm dhe ata janë gati të ftojnë anëtarë të të dy komuniteteve dhe ministra nga tre vende që do të jenë garancia e marrëveshjes: Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe.