Erdogan letër Kurtit: “I kënaqur që partia juaj do ta rishqyrtojë vendosjen e ambasadës në Jeruzalem”

Erdogan letër Kurtit: “I kënaqur që partia juaj do ta rishqyrtojë vendosjen e ambasadës në Jeruzalem”

Për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, lideri i VV-së, Albin Kurti ka marrë urime nga liderë të ndryshëm evropianë. Një të tillë, ai e ka marrë edhe nga presidenti turk, Tayip Erdogan. Në letrën e tij, Erdogan ka thënë se mirëpret qëndrimet e Vetëvendosjes për shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jeruzalem.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkakto0nte d ëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.