Erdogan shpallet “Personaliteti Global Musliman” i vitit 2020

Erdogan shpallet “Personaliteti Global Musliman” i vitit 2020

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është shpallur “Personaliteti Global Musliman” nga një gazetë nigeriane islame për vitin e tretë me radhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u shpall fitues i Çmimit të “Personalitetit Global Musliman 2020”, nga editori i gazetës nigeriane “Muslim News Nigeria”, Rasheed Abubakar.

Edicioni i parë i çmimit u mbajt në vitin 2018 për nder të arritjeve muslimane në profesione, përfshirë qeverisjen dhe administratën.