Franca nuk gjen qetësi, qindra persona në protestë kundër ligjit për myslimanët

Franca nuk gjen qetësi, qindra persona në protestë kundër ligjit për myslimanët

Aktivistët u mblodhën sot në Paris, duke kërkuar që qeveria franceze të braktisë ligjin që synon zhdukj3n e estremizmit islamik.

Një grup i organizatave myslimane, majtiste, pro-Palestineze dhe të tjera aktiviste organizuan tubimin e sotëm pranë sheshit Trocadero përballë Kullës Eiffel, duke kërkuar që projekt-ligji të tërhiqej. Rreth 150 njerëz, përfshirë myslimanë dhe jomyslimanë, morën pjesë në protestën paqësore.