Francës i vihet flaka, populli francez del në grevë kombëtare

Francës i vihet flaka, populli francez del në grevë kombëtare

Një grevë kombëtare ka nisur dje në Francë, ku punonjësit e sektorit publik kërkojnë rroga dhe kushte më të mira pune, duke kritikuar mbështetjen e dobët të qeverisë gjatë periudhës së pandemisë.

Greva e nisur thuajse në të gjithë Francën u thirr nga sindikata më e madhe në vend General Confederation of Labour (CGT). Të tjera sindikata u bashkuan në të, si dhe grupe të studentëve dhe organizata të rinjsh. Mijëra punonjës dolën në rugët e Parisit duke brohoritur slogane si “Vende pune, rroga, pensione…”.