Gjermania ‘dridhë’ Greqinë: “Nuk pranojmë kërkesën tuaj për të mos ia shitur nëndetset Turqisë”

Gjermania ‘dridhë’ Greqinë: “Nuk pranojmë kërkesën tuaj për të mos ia shitur nëndetset Turqisë”

Qeveria gjermane ka refuzuar përsëri kërkesën nga pala greke për të pezulluar shitjen e gjashtë nëndetëseve gjermane në Turqi.

Sipas informacionit nga Protothema.gr, në bisedën telefonike që Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopulos, kishte me Ministrin Gjerman të Mbrojtjes i kërkoi Berlinit të pezullonte programin e ndërtimit të gjashtë nëndetëseve të tipit 214, duke argumentuar se ato do të përdoren nga Erdogan për të ndjekur një politikë espansioniste në Egje dhe Mesdheun Lindor.