Greqia kërkon 65 mijë punëtorë, të parët që preferohen janë shqiptarë

Greqia kërkon 65 mijë punëtorë, të parët që preferohen janë shqiptarë

Greqia kërkon zyrtarisht 65 mijë punëtorë sezonale kryesisht për punët në bujqësi por jo vetëm. Të parët që preferohen janë shtetasit nga Shqipëria të cilët janë edhe grupi më i madh i emigrantëve në vendin fqinj.

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi për lejet e qëndrimit që do t’u jepen punëtorëve të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në Greqi.