Greqia në emergjencë nga moti, stuhia “paralizon” grekët

Greqia në emergjencë nga moti, stuhia “paralizon” grekët

Athina qëndroi të hënën e mbuluar nga dëbora, e puhstuar nga fronti i stuhisë “Medea” që g0diti veriun e saj në fundjavë. Pas temperaturave pranverore 20 gradë Celsius të regjistruara të premten, shkalla e ftohtësisë zbriti nën zero gjatë ditës.

Në lagjen athinase të Kifisisë, banorët dolën të soditin borën e rrallë për kryeqytetin apo të luajnë me të. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet jashtë vetëm për arsyet më të rëndësishme, ndërsa autostrada kryesore në veri të Athinës u mbyll nga reshjet e borës.