Greqia sërish në panik, anijet turke fillojnë me programin e ri për matjen e oqeanëve

Greqia sërish në panik, anijet turke fillojnë me programin e ri për matjen e oqeanëve

Greqia është ndierë në panik që kur anija kërkimore dhe e matjeve hidro-oqeanografike “TCG Çeşme” shpalli programin e saj NAVTEX midis 18 shkrutit dhe 2 marsit. Turqia ka bërë të ditur se nga 18 Shkurt – 2 Mars në Detin Egje do të fillojë programi i ri i kërkimit dhe matjeve hidro-oqeanografike me anë të anijes e krijuar enkas për këtë program “TCG Çeşme”.

Sipas Hyrrijet, matjet Hidrografike-oqeanografike të Turqisë në Egjeun Qendror të njoftuar me nr protokolli 0122/21 në bazë të programit kombëtarë Navtex, e ka futur Athinën zyrtare në panik.

Mediat greke i kanë kushtuar hapësirë shumë të madhe këtij lajmi, saqë është shoqëruar edhe me deklarata të zyrtarëve që Greqia ësthë e pregatitur për çdo lloj situate dhe se anija turke TCG Çeşme nuk do të lejohet të bëjë matje në thellësi dhe sipërfaqe të tokës. Ajo do të lejohet të bëjë matje dhe kërkime vetëm në nivelin e ujit, zbritja në thellësi të detit përbën prov0kim, janë shprehur ata.