Grushti i shtetit në Mianmar, Joe Biden paralajmëron sanksione

Grushti i shtetit në Mianmar, Joe Biden paralajmëron sanksione

Qytetarët e Mianmarit kanë marrë guxim dhe po ngrihen masivisht kundër ushtrisë që mori me forcë pushtetin javën e kaluar. Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje ushtrisë të lirojë pushtetin ndërsa presidenti amerikan, Xho Bajden, njoftoi masa ndëshkim0re për komandantët që kanë në dorë drejtimin e shtetit.

“I bëj thirrje ushtrisë birmane, të lirojë menjëherë liderët politikë dhe aktivistët që po mbajnë tani nën arrest, kryeqeveritaren dhe presidentin. Ushtria duhet të tregojë se e respekton vullnetin e popullit,” tha Bajden.