Irani paralajmëron Amerikën: “Do të bëjmë gati armèn bèrthamore nëse..”

Irani paralajmëron Amerikën: “Do të bëjmë gati armèn bèrthamore nëse..”

Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmoud Alavi, ka paralajmëruar vendet e perëndimit që zgjatja e saksioneve ndërkombëtare do të “shtyjë” Iranin të prodhojë ramë bërhtamore, sipas njoftimit të televizionit shtetëror iranian.

Kjo deklaratë e Alavit është e rrallë, ku zyrtarët iranianë përmendin rikthimin e Teheranit në programin bërhtamor. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei kishte rënë dakord që prej vitit 1990 se ramët bërhtamore do të ishin të ndaluara.

“Programi jonë bërhtamor është paqësor, lideri jonë suprem ndalon prodhimin e ramëve bërhtamore – por nëse Irani detyrohet, kjo nuk do të jetë për fajin tonë”, ka shtuar Alavi.