Irani: “Shpresojmë që Japonia dhe BE-ja të ndërmjetësojnë tek SHBA-ja”

Irani: “Shpresojmë që Japonia dhe BE-ja të ndërmjetësojnë tek SHBA-ja”

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se pret që Japonia dhe Bashkimi Evropian (BE) të bindin presidentin amerikan Joe Biden kundër sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit.

Në një intervistë për agjencinë japoneze Kyodo, ministri Zarif foli për sanksionet e SHBA-së kundër Iranit, ndërmjetësimin e mundshëm të Japonisë dhe pasuritë iraniane në bankat japoneze.

Zarif deklaroi se pret që Japonia dhe BE-ja të bindin presidentin e SHBA-së Joe Biden të heqë sanksionet ekonomike të vendosura nga administrata e mëparshme e presidentit të SHBA-së Donald Trump kundër vendit të tij.